Telegrafi

Filipçe: Vetëm me punonjës shëndetësor të kënaqur, do të kemi pacientë të kënaqur

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se të gjithë ne vetë jemi bartës të shëndetit personal. Vetë duhet të kuptojmë se duhet të jemi fizikisht aktivë, të shmangim ushqim në të cilin ka shkaktues të dëshmuar të dëmshëm të sëmundjeve, si dhe pirja e duhanit dhe të shkojmë në kontrolle parandaluese. Si sistem shëndetësor do të bëjmë gjithçka njëjtë si edhe në dy vitet e fundit, për ta përforcuar sistemin dhe ta rrisim qasjen deri tek shërbimet shëndetësore dhe cilësinë e tyre”.

Këtë e deklaroi për AIM ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke dhënë rekomandime deri tek qytetarët për vitin 2020.

Ai paralajmëroi se do të vazhdojë trendi i punësimeve, rritja e pagave, politika e njëjtë ndaj të gjithë specializantëve të rinj, madje edhe ata të cilët regjistrohen në specializim të paguhen njëjtë si grupi i cili për herë të parë e kanë paguar para një viti e gjysmë.

Theksoi se do të vazhdojë me atë trend edhe sivjet po aq sa lejojnë të gjitha parametrat ekonomike në shtet.

Ai shtoi se deri më tani numrat janë të shkëlqyeshme në pjesën e investimeve të huaja, të ardhurat në buxhet, ashtu që vetëm punonjësit e kënaqur shëndetësorë mund të nënkuptojnë edhe pacientë të kënaqur dhe trajtim adekuat./Telegrafi/