Telegrafi

Filipçe: T’i mbrojmë punëtorët shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ ju bën apel qytetarëve që t’i mbrojnë punonjësit shëndetësore sepse prej atyre varet shëndeti publik dhe jeta jonë.

Gjithmonë, shkruan Filipçe, jepni përgjigje të sakta te anketat epidemiologjike, cilët janë simptomat e juaja dhe nëse keni qenë jashtë vendit apo keni pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me informacione të rreme rrezikoni punonjësit shëndetësorë të cilët kujdesen për ju, por edhe më të afërmit të cilët për çdo ditë jeni në kontakt”, thotë Filipçe duke shtuar se kjo luftë varet nga secili prej nesh.

Filipçe thotë se tani është koha si asnjëherë më parë që të tregojmë përgjegjësi dhe nëse kemi simptoma të virusit të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe të mbajmë distancë./Telegrafi/