Telegrafi

Filipçe: Themelet e Klinikës së re do të vendosen nga fundi i vitit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pret që në afatet e përcaktuara të përfundojnë të gjithë procedurat dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha që themelet e Qendrës Klinike të vendosen nga fundi i këtij viti.

“Në këtë moment po rishikohet studimi i fizibilitetit për vendndodhjen greenfield. Tashmë janë mbledhur të dhënat e drejtorëve të klinikave dhe se çarë duan ata duan për të marrë dhe zbatuar në njësitë e tyre, ndërsa në kushtet e dhomave të reja operative, numrin e shtretërve, në bazë të numrit të pacientëve të trajtuar këto vitet e fundit. Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe të gjithë punët e tjera përgatitore rreth tokës presim që të jetë gati në maj dhe më pastaj do të jemi gati që zyrtarisht të fillojmë procesin”, tha Filipce.

Ai tha se është në rrjedh revizioni dhe punët aktuale në lidhje me tokën në komunën Gjorçe Petrov./Telegrafi/