Sot Ministri për Shëndetësi Venko Filipçe tha”Me terapi të re do të mjekohen pacientët me virusin Hepatitis në fund të këtij viti, do të punohet një strategji kombëtare, por kryesore për menaxhimin e këtij problemi janë inçizimi dhe zbulimi i hershëm”.
“Nëse kjo sëmundje zbulohet herët me terapinë e re shumë lehtë do të trajtohet për shkak se punojmë në strategji kombëtare në suaza të asaj që do të punohet ne planin aksionar për hapat e ardhshme”, deklaroi Filipçe në qendrën tregtare Ramstorе në Shkup që i zbatonte qendra nga Manastiri në kuadër të ditës botërore kundër hepatitit, duke bërë analiza pa pagesë për zbulimin e hershëm të hepatitit.
Aktivitetet këtë vit janë kushuar gjetjen e njerëzve që janë të vetëdijshëm që e kanë këtë virus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Filipçes, janë siguruar mjete që në fund të vitit të vendoset terapi e re dhe nuk do të shfrytëzohet ajo e vjetra, e cila me vite ndryshohet dhe nuk jep efekt si këto të rejat./Telegrafi/