Telegrafi

Filipçe: Do të shkurtohet koha e pritjes së ndihmës së shpejtë

Krahas asaj që pikat e Ndihmës së shpejtë nuk funksionojnë për shkak mungesës së kuadrove, koha e pritjes në Shkup nuk është më e gjatë se 15 minuta për intervenimin e ekipeve të ndihmës së shpejtë, por kjo kohë do shkurtohet në mënyrë shtesë, tani pasi janë pranuar infermierë dhe mjekë patronazhi në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, jo vetëm në Shkup, por në gjithë vendin, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Në këtë moment ato bëjnë plane si do të sistemohen fizikisht edhe në ato pika të cilat tani nuk funksionojnë, ndërsa ne në këtë periudhë prej 60-të ditëve e cila vijon i presim shtatë automjetet shtesë. Do të thotë përveç me kuadro kapaciteti i ndihmës së shpejtë do të përforcohet edhe me automjete. Besoj se gjatë muajve të ardhshëm pasqyra do të ndryshojë në mënyrë drastike”, theksoi Filipçe.

Potencoi së shërbimi i Ndihmës së shpejtë funksionon në mënyrë korrekte dhe në kushtet aktuale me automjete të reja të cilat tashmë janë blerë paraprakisht.