Spitali i specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kardiovaskulare në Ohër është shembull i ndryshimeve thelbësore që kemi bërë në shëndetësi për të motivuar dhe mbajtur mjekët dhe profesionistët e rinj shëndetësorë që të qëndrojnë në vend, tha shkruan në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai thekson se të rinjtë janë pasuria jonë me madhe, ndaj janë realizuar shumë punësime të stafit shëndetësor në periudhën e kaluar në këtë spital.
“Sot pata një kolegjium profesional me kolegët e mi nga spitali, biseduam për gjendjen e pacientëve dhe sfidat me të cilat përballen gjatë pandemisë me covid. Spitali i specializuar në Ohër jep maksimumin me stafin e tij dhe si institucion shëndetësor ku janë trajtuar një numër i madh i pacientëve të rëndë me coronavirus nga ky rajon”, shtoi Filipçe.