Telegrafi

Filipçe: Do të ketë patrullë policore në objektet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbështeti protestën e sotme të punonjësve të shëndetit kundër dhunës ndaj tyre. Ai tha se ka filluar fushatën për rikthimin e besimit midis pacientëve dhe punëtorëve të shëndetit.

“Ne kemi filluar aksion me Ministrinë e Drejtësisë dhe MPB për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjobitje, por edhe dënim me burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, tha Filipçe.

Ministri njoftoi se do të ketë patrullë të lëvizshme në spitalin e qytetit të vjetër, ku siç tha ai, kishte më shumë incidente, veçanërisht gjatë ndërrimit të natës.

Lexo po ashtu Mjekët në Shkup protestuan kundër dhunës ndaj personelit mjekësorë

Filipçe edhe njëherë dënoi dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetit që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të gjithë pacientëve. Ai gjithashtu njoftoi masa për të rritur dinjitetin e mjekëve, përmes, siç tha ai, rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në të cilën punojnë./Telegrafi/