Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbështeti protestën e sotme të punonjësve të shëndetit kundër dhunës ndaj tyre. Ai tha se ka filluar fushatën për rikthimin e besimit midis pacientëve dhe punëtorëve të shëndetit.
“Ne kemi filluar aksion me Ministrinë e Drejtësisë dhe MPB për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjobitje, por edhe dënim me burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, tha Filipçe.
Ministri njoftoi se do të ketë patrullë të lëvizshme në spitalin e qytetit të vjetër, ku siç tha ai, kishte më shumë incidente, veçanërisht gjatë ndërrimit të natës.
Filipçe edhe njëherë dënoi dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetit që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të gjithë pacientëve. Ai gjithashtu njoftoi masa për të rritur dinjitetin e mjekëve, përmes, siç tha ai, rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në të cilën punojnë./Telegrafi/