Telegrafi

Filipçe: Të gjithë të burgosurit në Shuto Orizare janë negativë për coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e stome online konfirmoi se sot janë shëruar 24 pacientë nga coronvirusi, ndërsa një pacientë nga Llabunishta ka ndërruar jetë.

Ai gjithashtu konfirmoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar vetëm shtatë raste të reja me coronavirus. Prej tyre, 2 në Kumanovë, 3 në Tetovë dhe 2 në Koçan.

Ministri informoi se katër pacientë në Klinikë Infektive në Shkup janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Klinikën për fëmijë, shtoi ministri, gjendja është stabile dhe nuk ka raste të reja me të infektuar.

Filipçe informoi se ka përfunduar testimi i të burgosurve në Shuto Orizare.

“Në Burgun e Shuto Orizares ka përfunduar testimi i të burgosurve dhe të gjithë të burgosurit kanë dalë me rezultate negative për coronavirus”, tha Filupçe.

Filipçe shtoi se janë krijuar kushtet për zbutje të lehtë të masave, por në llogari të ngritjes së masës së mbrojtjes personale/Telegrafi/