Telegrafi

Filipçe: Do të bëhet rotacioni i mjekëve nëpër shtëpitë shëndetësore ku ka mungesa të mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp informon opinionin se në shtëpitë e kujdesit shëndetësor në vendin ku mungojnë specialistët, ata do të marrin mjek specialistë, me atë se do të bëhet e mundur që mjekët e një spitali do të mund të shkojnë tek ndonjë spital tjetër më të afërt për të ndihmuar qytetarët. Ligji i deri tanishëm nuk e lejonte një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë ndryshim, ne konsiderojmë se qasja e pacientëve në një shërbim të caktuar lehtësohet, në vend që të udhëtojnë në spitalet rajonale, këta specialistë tani do të jenë në gjendje që nëpërmes sistemit të rotacionit dhe sipas orarit orarit të shërbimeve, të ndërhyhet nëpër qendrat shëndetësore më të vogla”, tha Filipçe.

Me këtë ndryshim në ligjin e kujdesit shëndetësor, pacientët do tu lehtësohen që të arrijnë deri tek mjeku i duhur.

Filipçe, theksoi se ministria ka një pasqyrë se në të cilin spital çfarë specialisti mungon, por gjithashtu një letër për spitalet do të dërgohet për të informuar ministrinë se çfarë lloj doktori i mungojnë, pra çfarë lloj doktori nevojitet për trajtimin e duhur të pacientëve./Telegrafi/