Në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është për bashkëpunim për t’u zbardhur rasti me aferën e MRP vaksinave për të pasur situatë të pastër.
“Ende nuk i kam të gjitha opsionet e hapura. Ne nga ana e ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë serioze mendojmë ta ndërpresim bashkëpunimin me ‘Makedonia Lek’. Jemi të vëmendshëm për shkak se kemi marrëveshja që marrim vaksina nga to. Nuk duam ta rrezikojmë numrin e vaksinave që duhet të jenë në dispozicion të pacientëve”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se si ministri e Shëndetësisë garantojnë për sigurinë e vaksinave dhe se deri tani janë regjistruar 100 raste nga ku 30 janë të hospitalizuar.
Prokuroria Publike sot nëpërmjet një njoftimi informoi se është nisur hetim për importimin, përdorimin e vaksinave MRP./Telegrafi/