Sot ka rreth 1.000 raste të reja me coronavirus, konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Dje departamenti i spitalit “8 Shtatori” u vu plotësisht në funksion, ku ka ende shtretër të lirë, por hapësirë shtesë po sigurohet në zonën e kujdesit intensiv.
“Dje pasdite, Spitali Modular pranë Klinikës Infektive ishte plotësisht funksional. Këtu siguruam staf shtesë nga klinikat e tjera dhe pjesë të klinikës së sëmundjeve infektive, kryesisht infermierë dhe staf ndihmës. Është një spital me 60-70 shtretër. Qendra e rehabilitimit në Kozle është gati, të gjithë kanë furnizim me oksigjen.
Presioni mbi Spitalin e Tetovës është zbutur disi”, tha Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti sot se vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur qytetarët nga coronavirusi, dhe jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë.
Kjo tregohet edhe nga statistikat e bëra në mesin e të infektuarve me COVID-19.
“Dhjetë përqind e të gjitha rasteve të reja në vend janë të vaksinuar, ndërsa gjithashtu 10 përqind e atyre të shtruar në spital gjithashtu janë vaksinuar. Por, ajo që është më e rëndësishmja për ne është se në qytetet në vend, siç është Ohri, ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i të shtruarve në spital është më i ulëti”, shtoi Ministri./Telegrafi/