Telegrafi

Filipçe: Shkollat në Shkup nuk do të kenë leje për mësim me prezencë fizike përveç atyre deri në klasën e tretë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk do të lejohen shkollat e Shkupit të mbajnë mësim me prezencë fizike përveç klasave prej 1 deri 3.

Ai sqaroi se një leje të tillë mund të ketë vetëm për shkollat që kanë numër të vogël të klasave dhe të nxënësve.

“Shkollat me pak klasa dhe nxënës mund të kërkojnë leje dhe të mbajnë mësime me prezencë fizike edhe për klasat mbi 3. Por nëse një shkollë në Shkup aplikon për një gjë të tillë, ne nuk do ta lejojmë”, tha Filipçe.