Site icon Telegrafi

Filipçe: Secilën ditë ka nga pesë, gjashtë të sëmurë të ri me fruth

Ministri i Shëndetësisë duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Veles tha se “për secilën ditë ka nga pesë, gjashtë të sëmurë të ri me fruth”.

Ai shtoi se një pjesë e tyre lëshohet në mjekim shtëpiak ndërsa pjesa tjetër shërohet në klinikën për sëmundje infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëmë apel edhe te repartet tjera infektive ku ka vend, të jenë në gatishmëri dhe t’i hospitalizojnë pacientët. Për këtë biseduam edhe me drejtorin e spitalit të përgjithshëm të Velesit. Në parim s’ka rritje të numrit të rasteve. Vazhdon të rritet numri i fëmijëve të vaksinuar dhe të rriturave që është për t’u përshëndetur dhe shpresoj se kjo tendencë do të vazhdojë në mënyrë që epidemia të mbarojë sa më shpejt”, shtoi ministri Venko Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version