Telegrafi

Filipçe: Rritja lineare e të sëmurëve me coronavirus në 15 ditët e fundit është inkurajuese

Edhe pse është akoma shumë herët për të përcaktuar, rritja lineare e pacientëve në 15 ditët e fundit është inkurajuese, shkroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se numri i pacientëve është afërsisht i barabartë çdo ditë.

“Ky ishte qëllimi ynë që në fillim, me këtë prirje sistemi ynë shëndetësor do të jetë në gjendje t’u shërbejë qytetarëve dhe të merret mirë me coronavirusin. Kulmi i epidemisë nuk ka ardhur ende, dhe tani të gjithë duhet të qëndrojmë të disiplinuar dhe të ndjekim masat dhe rekomandimet pa përjashtim”, shkroi Filipçe./Telegrafi/

Иако сѐ уште е рано било што да заклучуваме, линеарниот раст на заболени во последните 15 дена охрабрува. Имаме број на…

Publiée par Венко Филипче sur Mardi 31 mars 2020