Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është variacion i një grupi të vogël në një konfeksion në Shtip, sqaron Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Një nga disa konfeksionet ku kishte një numër të madh të të infektuarve tashmë është mbyllur, atje ku janë ka raste të dyshimta dje në koordinim me kryetarin do të bisedojmë me pronarët nëse sipas anketave epidemiologjike do të ketë nevojë që edhe ata të mbyllen që të ulet rreziku i përhapjes së virusit”, tha Filipçe.
Në lidhje me gjendjes pas procesit zgjedhor por edhe me ahengjet në klubet e natës, Filipçe theksoi se, ekzistojnë protokollet për çdo ngjarje, çdo organizim, pa dallim është në hapësira të hapura apo të mbyllura.
Ministri tha se duhet të ketë më shumë kontroll nëse respektohen masat dhe protokollet./Telegrafi/