Telegrafi

Filipçe: Me punësimet për dhjetë përqind është rritur kapaciteti kuadrit medecinal

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në seancën parlamentare për pyetjen e deputetëve, theksoi se bashkëpunimi për kirurgjinë kardiake për fëmijë ka qenë i azhurnuar me ndërthurjen e ekspertizës shëndetësore publike dhe private.

“Luhatjet e ekipeve ekzistojnë në të gjithë botën. Të dy spitalet private kishin kontrata të vlefshme për të kryer kirurgji kardiake pediatrike. Ato janë realizuar atje deri tani. Kjo nuk është një risi”, theksoi Ministri Filipçe, duke shtuar se në spitalet private paguhet vetëm për shërbimet, ashtu si paguajnë në klinikën shtetërore, por nuk i paguhen shpenzimet.

Filipçe tha se me numrin e madh të vendeve të punës, aftësia e institucioneve të shëndetit publik është rritur secila me 10 përqind.

Ai theksoi se me investimin në paga dhe kujdestari, ka mjekë që akoma marrin pagë neto prej 100 mijë denarëve, ndërsa në këtë moment po punohet për të siguruar një buxhet në mënyrë që të aplikojë për të gjithë mjekët specialistë vitin e ardhshëm./Telegrafi/