Telegrafi

Filipçe pret dënim maksimal për përgjegjësit e vaksinave me dekleracione të gabuara

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se kontrata me “Maqedonialek”, përgjegjëse për skandalin me dekleracionet e gabuara në 650 kuti me vaksinat e MRP-së, nuk do të shfuqizohet, por si masë paraprake, kompanisë do t’i ndalohet të konkurrojë në tenderët e ardhshme.

Ai tha se shpreson në dënimin maksimal prej 70.000 euro për “Maqedonailek”, ndërsa ka paralajmëruar edhe sanksione kundër të punësuarve shëndetësorë të cilët para dy muajve i kanë marrë vaksinat, ndërsa nuk kanë vërejtur se ka dekleracione të gabuara.

Ministri edhe pse kishte paralajmëruar sanksione edhe më të ashpra si marrjen e licencave dhe referencë negative për “Maqedonialek”, ai e ka ndryshuar qëndrimin dhe tani thotë se kjo mund të ndikojë mbi blerjen vaksinave./Telegrafi/