Telegrafi

Filipçe premton pagesë retroaktive për pagat e papaguara për mjekët e rinj në specializim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se përkundër pagave të mjekëve – në specializim, specializimi i të cilëve ka filluar para disa ditëve, vazhdon procedura për sigurimin e parave për pagimin e shpenzimeve për mjekët e rinj në specializim.

“Ajo që ishte problematike është situata për mjekët në specializim, që specializimin privat e filluan këtë vit dhe nuk kishin hyrë në përllogaritjen që e kishim bërë vjet për buxhetin e këtij viti. Ndërkohë janë siguruar mjetet edhe për ata, por duhej që të kalojnë procedurat administrative që ato të ndahen nga Fondi i sigurimit shëndetësor kundrejt institucioneve shëndetësore në të cilat ata po kryejnë specializimin. Kjo do të ndodhë deri në fund të gushtit ose më së voni në shtator”, theksoi Filipçe.

Ai shtoi se kurdo që të përfundojnë këto procedura administrative, mjekët në specializim do të paguhen në mënyrë retroatike, për të gjithë muajt e kaluar.