Telegrafi

Filipçe: Po zbatohet transformimi i kontratave për të punësuarit në shëndetësi

“Në pajtim me planet për punësim në institucionet shëndetësore publike dhe financave me të cilat disponojnë tashmë po zbatohet transformimi i kontratave të të gjithë punonjësve shëndetësorë me kohë të caktuar në kohë të pacaktuar”.

Këtë e ka thënë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me kontratat e të punësuarve në shëndetësi. Ai tha se për ata që nuk do të rregullohet çështja e kontratës këtë vit, do të bëhet në vitin 2020.

“Transformimi diku është zbatuar apo është nga fundi, diku tani po rrjedhin procedurat, ndërkaq diku do të duhet të presim të vijë viti tjetër, për arsye se disa prej tyre nuk kishin hyrë në planin për punësim. Por, mbetemi në premtimin, për të gjithë ata të cilët nuk do të ndodhë kjo këtë vit, do të përfundohet në vitin 2020, me qëllim që të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike të jenë me kohë të pacaktuar”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për shtyp në qeveri për propozim-buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020. /Telegrafi/