Telegrafi

Filipçe: Përhapja e fruthit është si pasojë e fushatës kundër vaksinimit

Pasi Komisioni për sëmundje ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë mori vendim për mbylljen e çerdhes në Radishani e Shkupit për të paktën dy javë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është shpallur epidemia e fruthit, ku siç tha, është si pasojë e një fushate disa vjeçare kundër vaksinimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për një sëmundje që parandalohet nga vaksinimi. Po bëj edhe njëherë thirrje, përveç të gjitha fushatave që bën Ministria e Shëndetësisë, që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje prindërve të mos sjellin fëmijë në këtë çerdhe. Periudha prej 2 javësh do të përdoret për dezinfektim të menjëhershëm të objektit, dhe më tej për imunizimin e të gjithë fëmijëve që nuk janë vaksinuar. Për fat të keq, të gjithë personat e sëmurë janë të pa vaksinuar. Tre nga pesë fëmijë janë të vendosur në Klinikën për Sëmundjet Infektive, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve po trajtohen në shtëpi”, tha ministri Filipçe.

Ai shton se përfshirja e të vaksinuarit është e ulët, sidomos në vitet e para të jetës. Ndërsa fëmijët rriten, prindërit e tyre i vaksinojnë. Më i vogli është përfshirja e vaksinimit tek fëmijët e moshës 1, 2, 3 vjeçare dhe më tej përqindja e vaksinimit po rritet. Ministria do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje, tha ai./Telegrafi/