Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ka përfunduar faza e parë e tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup.
Ai theksoi se janë paraqitur disa partnerë potencial dhe tani për tani po bëhet vlerësimi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas përfundimi të vlerësimit, me siguri gjatë dy javëve të ardhshme do të fillojë faza e dytë, dhe kjo është dialogu. Se sa do të zgjasë dialogu kjo varet nga ajo se me sa ofrues do të bisedohet, dhe më pas vijon publikimi i procedurës tenderuses”, tha Filipçe./Telegrafi/