Site icon Telegrafi

Filipçe për virusin “Korona”: Presim rekomandime nga OBSH-ja

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se presin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të jep rekomandime, në lidhje me parandalimin e virusit “Korona”, i cili së pari u përhap në Kinë.

Me këtë virus për një kohë të shkurtë janë infektuar rreth 500 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 6 viktima, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Pas Azisë është zbuluar edhe në SHBA: A është Evropa e përgatitur për një shpërthim të mundshëm të virusit vdekjeprurës kinez?

“Kemi pasur dje bisedime jozyrtare, pasi kishte disa aktivitete në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shqyrtohen rekomandimet eventuale edhe për vendet më të largëta. Do të shohim si do të jenë rekomandimet dhe do të veprojmë”, tha Filipçe.

OBSH ka njoftuar se ekzistojnë mundësi që virusi të përhapet edhe në pjesë tjera të Kinës, si dhe në shtetet më të largëta./Telegrafi/

Exit mobile version