Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka folur për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se kjo përdoret si instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike”.
“Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”, tha Filipçe për TV21.
Filipçe akuzoi OBRM-PDUKM-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi.
“Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e OBRM-PDUKM-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së shpejti”, tha Filipçe.
Përmendi edhe konotacionin që iu dha ligjit për “branitellat”, që sipas tij nuk kishte bazë etnike.