Site icon Telegrafi

Filipçe: Për fat të keq një pjesë e qytetarëve nuk respektojnë masat, disa madje edhe nuk besojnë se ekziston virusi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se vetëm me respektim të masave si mbajtja e maskës, mbajtja e largësisë trupore dhe larja e duarve do të ndihmojë në parandalimin e coronavirusit.

“Sot bëhen tre muaj që ku u diagnostifikua pacientja e parë me coronavirus e cila erdhi nga Italia. Tani pas tre muajve ka një udhëkryq: a duhet gradualisht ta kthejmë jetesën në normalitet dhe qytetarët të respektojnë masat si largësia trupore dhe mbrojtja apo, nëse masat nuk respektohen atëherë të vahzdojë agonia dhe pas disa muajsh të vendosim masa restriktive”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Spasovski: Hiqet ora policore, kafenetë nisin me punë nga dita e enjte

Ai shprehu keqardhje që ka pasur viktima dhe se disa qytetarët nuk kanë repspektuar masat.

“Fakt është se virusi nuk do të ikë dhe ne duhet të mësohemi me virusin, por duhet të mbrohemi. Mbajtja e maskave, e largësisë trupore dhe larja e duarve. Për fat të keq një pjesë e qytetarëve nuk respektuan masat, madje disa nuk besojnë se ekziston virusi.”, tha Filipçe duke shtuar se si shtet janë të përgatitur për të përballuar situatën./Telegrafi/

Lexo po ashtu Panovski: Pse tani po lehtësohen masat kur rritet numri i të infektuarve
Exit mobile version