Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij në Kanal 5 sqaroi se gjendja epidemiologjike është e mirë.
Sipas tij, nuk ka hapësirë për shqetësim te qytetarët dhe nuk ka rrezik për organizim të nga organizimi i festave familjare dhe ngjarjeve kulturore gjatë kësaj vere.
“Tani për momentin jemi të qetë. Për këtë shkak ka edhe lehtësim të masave. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm, për arsye se virusi është i paparashikueshëm. Me kujdes e ndjekim gjendjen. E rëndësishme është se edhe pse ka valë në disa vende, nuk ka vdekje. Vaksinimi mbron nga vdekja”, tha Filipçe.
Ai sqaroi se nëse vazhdohet kështu, do të hiqet edhe ora policore, ndërsa pritet të ketë edhe koncerte gjatë kësaj vere dhe festa familjare.
“Nuk ka rrezik nga organizimi i këtyre ngjarjeve”, u shpreh Filipçe./Telegrafi/