Pamja e shëndetësisë publike nuk mund të ndryshohet për një natë, për këtë shkak ndërmarrim hapa revolucionar, me rroga më të larta për mjekët, edhe specializimet janë të paguara, kurse ndryshim është edhe lokacioni i ri i Qendrës Klinike, deklaroi sonte Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçem në emisionin “Top Tema” në TV Telma.
Si hap të parë ai tha se është mjekim pa pagesë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga 1 janari i vitit 2019, që do të thotë, se nuk do të paguhet për participim pa dallim se në cilën spital do të mjekohen dhe në cilën shërbim mjekësor përdorin.
Në raport me lajmërimin për rritjen e rrogave të mjekëve specialistë nga 1 janari i vitit 2019 deri në 100.000 denarë, Ministri tha se ky proces tashmë ka filluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shëndetësia publike për t’u rritur dhe për t’u shpërblyer duhet të marr shumë plotësuese të parave. Hapi i parë për zmadhimin e rrogave të specialistëve është bërë përmes zmadhimit të shumës për ndrin e natës dhe punës në orët e vona me 20% dhe 40%, rroga e mjekëve specialistë është zmadhuar në varësi të drejtimit dhe institucionin publik shëndetësor ku punojnë. Këtë më shumë e ndjenë mjekët e Qendrës Klinike, diçka më pakë në të institucionet tjera shëndetësore në Maqedoni.
Ai shton se akoma ka borxhe në shëndetësi dhe vetëm me punë dhe me financim shtesë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë mund të kalohen sfidat dhe vendi do të shkojë në drejtim të një sistemi bashkëkohor shëndetësor.
Sipas tij, Qendra Klinike e tani më nuk ka infrastrukturë për të dhënë shërbim mjekësor. Filipço lajmëroi se do të ketë investime shtesë nga Buxheti dhe këto investime duhet të rriten që Maqedonia të ketë infrastrukturë më të mirë, mjete më të mira dhe rroga më të larta për mjekët./Telegrafi/