Telegrafi

Filipçe: Pagat e mjekëve në qendrat kryesore janë 30 mijë denarë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka deklaruar se edhe përkundër ikjes së kuadrit mjekësor, masat që planifikojnë t’i ndërmarrin do të ndikojnë që të rinjtë të rijnë në vend.

Filipçe tha se paga për mjekët të cilët mund të paraqiten në konkurse dhe të marrin vend pune të sigurt në qendrat kryesore, gjegjësisht në shtëpitë e shëndetit është 30 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me motrat medicinale, tha se në konkursin e publikuar janë paraqitur rreth 200 persona që sipas tij, është e mjaftueshme për të promovuar shërbimet e patronazhit dhe për të pasur sinjale pozitive nga Fondi Shëndetësor që kjo masë, e cila duhet të ketë qenë e vlefshme për gjashtë muaj, mund të jetë e vlefshme për një periudhë të pacaktuar në vitin vijues.

“Do të thotë çdo mjek që do të diplomojë dhe do të merr licencë për punë nga Oda e Mjekëve, do të ketë pagë të garantuar në vend pune në shërbimet e Ndihmës së Shpejtë, vaksinim dhe shërbimet e patronazhit”, tha Filipçe.

Ndërsa në lidhje me ambulancën në Gjorçe Petrov, Filipçe tha se në afat sa më të shkurtë do të punohet për rinovim dhe përmirësim të kushteve për punë./Telegrafi/