Site icon Telegrafi

Filipçe: Ora policore do të hiqet nëse pas 15 qershorit vazhdon ulja e infektimeve

Foto: Kanal 5

Në mbledhjen e ardhshme Komisioni për Sëmundje Infektive mund ta heq orën policore e cila është në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, do të mbahet para 15 qershorit, në të cilën mund të miratohet shfuqizimi i orës policore, e cila është në fuqi prej 00:00 deri 04:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Informacioni që e pamë sot se në 24 orët e fundit në klinikat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, është i shkëkqyeshëm. Mbledhja e radhës e Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë para 15 qershorit. Nëse vazhdojnë këta numra pas 15 qershorit, do të ketë lehtësim shtesë të masave, para se gjithash mendoj për orën policore, si dhe rekomandime për ngjarje tjera”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se edhe përkundër uljes së numrit të infektimeve me coronavirus, sistemi shëndetësor do të vazhdojë të përgatitet për valë të re eventuale të COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version