Telegrafi

Filipçe: Operimet për ndërrimin e gjinisë do të paguhen nga Fondi Shëndetësor

Ministri Venko Filipçe sot zbuloi se operimet për ndryshimin e gjinisë do të mbulohen nga llogaria e Fondit për Shëndetësi.

“Që para disa muajve një ekspert i lartë nga Serbia është në dispozicion të kirurgjisë transgjinore për operime në llogari të Fondit”, tha ministri Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri theksoi se operimet për ndërrimin e gjinisë do të jetë barë e Fondit për Siguri dhe nuk do të paguhen privatisht siç ka ndodhur deri tani.

Në Klinikën Universitare për urologji do të hapet edhe repart për rindërtimin e urologjisë dhe andrologjisë. /Telegrafi/