Ministri Venko Filipçe sot zbuloi se operimet për ndryshimin e gjinisë do të mbulohen nga llogaria e Fondit për Shëndetësi.
“Që para disa muajve një ekspert i lartë nga Serbia është në dispozicion të kirurgjisë transgjinore për operime në llogari të Fondit”, tha ministri Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri theksoi se operimet për ndërrimin e gjinisë do të jetë barë e Fondit për Siguri dhe nuk do të paguhen privatisht siç ka ndodhur deri tani.
Në Klinikën Universitare për urologji do të hapet edhe repart për rindërtimin e urologjisë dhe andrologjisë. /Telegrafi/