Site icon Telegrafi

Filipçe: OBRM-PDUKM nuk planifikon reforma në gjyqësor, të gjitha ligjet reformuese janë ngecur

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se kur politikanët të pushojnë së vënë duart mbi gjyqësorin dhe kur të zbatohen reformat e nevojshme në përputhje me agjendën e reformave, përmirësimi i situatës në të do të jetë i dukshëm për të gjithë.

“Përderisa merremi me vendime personale, qoftë njëri apo tjetri, të cilët i shohim tani ashtu siç janë, nuk do të kemi një gjyqësor të pavarur. OBRM-PDUKM solli një gjyqtar dhe një prokuror, njëri prej të cilëve është i afërm i kryetarit të Radovishit, tjetri i zëvendëskryeministrit. Kjo është reforma në drejtësi?

Filipçe përsëriti thirrjen që tashmë e ka bërë LSDM-ja, për të cilën mendon se është zgjidhja e duhur, e ajo është zbatimi i agjendës reformuese që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të kësaj pakoje të ligjeve është edhe Kodi i ri Penal, Ligji i ri për Prokurorin Publik, pakoja e ligjeve për Këshillin Gjyqësor që duhet të miratohet deri në qershor të vitit 2025 dhe disa prej tyre nuk janë vënë fare në procedurë nga Ministria e Drejtësisë”, tha Filipçe për “Kanal5”.

Filipçe pyer se ku është dëshira për reformë reale në drejtësi.

“Filipçe përkujtoi se miratimi i ligjeve nga agjenda e reformave është i lidhur me obligimet nga Plani i Rritjes, i cili i sjell vendit një shumë serioze të parave, 80 milionë euro. Nëse ligjet nuk miratohen sipas afateve të parapara, këto mjete në formë të granteve dhe mjeteve nuk do të vihen në dispozicion”, theksoi Filipçe.

Exit mobile version