Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mendon të dorëzojë aktakuzë kundër zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski, i cili dje e akuzoi se e shfrytëzon funksionin për të bërë pasuri në Vodno.
Stoillkovski gjithashtu tha se Filipçe ndanë ju jep tendera milionësh kompanive të të afërmve të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM e ka kaluar pragun tim të tolerancës, do të shikoj të dorëzoj aktakuzë”, tha Filipçe.
Ai dje për herë të parë publikisht foli për akuzat e OBRM-PDUKM-së, ndërsa i vlerësoi si lajme të rrejshme klasike./Telegrafi/