Telegrafi

Filipçe: Nuk do të lejojmë fëmijë të pavaksinuar në shkolla

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se nuk do të lejojmë që asnjë fëmijë të pavaksinuar të regjistrohet as në shkollë as edhe ndonjë çerdhe, sepse vullneti i prindit nuk mund të jetë më i fortë se sa e drejta e fëmijës për të qenë i shëndetshëm, ndërsa pas kësaj nuk mund të rrezikohet me një procedurë individuale shëndeti kolektiv që është mbi të gjitha.

“Në këtë mënyrë, nuk iu dëmtohet e drejta askujt, sepse shëndeti i fëmijës dhe shëndeti kolektiv është më i rëndësishmi”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske për iniciativën qytetare për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet infektive të paraqitura nga 129 prindër.

Lexo po ashtu Maqedoni, iniciativa kundër vaksinimit të detyrueshëm do të shqyrtohet pas zgjedhjeve

Organizata prindërore qytetare ka paraqitur një iniciativë në Kuvend për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet infektive me të cilën kërkohet që vaksinimi i fëmijëve të mos jetë i detyrueshëm, por prindi ka të drejtë të zgjedhë nëse fëmija do të vaksinohet dhe kur./Telegrafi/