Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se nuk do të lejojmë që asnjë fëmijë të pavaksinuar të regjistrohet as në shkollë as edhe ndonjë çerdhe, sepse vullneti i prindit nuk mund të jetë më i fortë se sa e drejta e fëmijës për të qenë i shëndetshëm, ndërsa pas kësaj nuk mund të rrezikohet me një procedurë individuale shëndeti kolektiv që është mbi të gjitha.
“Në këtë mënyrë, nuk iu dëmtohet e drejta askujt, sepse shëndeti i fëmijës dhe shëndeti kolektiv është më i rëndësishmi”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske për iniciativën qytetare për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet infektive të paraqitura nga 129 prindër.
Organizata prindërore qytetare ka paraqitur një iniciativë në Kuvend për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet infektive me të cilën kërkohet që vaksinimi i fëmijëve të mos jetë i detyrueshëm, por prindi ka të drejtë të zgjedhë nëse fëmija do të vaksinohet dhe kur./Telegrafi/