Telegrafi

Filipçe: Nuk kemi informacion nëse Mijallkov ka kontaktuar epidemiologët

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion nëse ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov ka kontaktuar epidemiologët për gjendjen e tij shëndetësore, gjegjësisht nëse ai është pozitiv për coronovirus.

Siç dihet, Mijallkov dje, para se të paraqiteshe vetë në zyrën e prokurorit, pasi i gjithë vendi paraprakisht e kërkoi atë dhe u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar për të, tha se ai ka qenë në vetizolim, gjegjësisht kishte një temperaturë prej 40 gradë, dyshonte se kishte coronavirus./Telegrafi/