Site icon Telegrafi

Filipçe: Nuk duhet të vendosim në rrezik të gjithë atë çka kemi bërë deri tani

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën online theksoi se nuk mund të vendoset në rrezik të gjithë atë çka kemi bërë deri më tani.

“Do të pres dhe do të shoh në ditët e ardhshme se cila do të jetë kurba. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe duke respektuar masat, gradualisht duhet ta kthejmë jetën në normalitet”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se spitali i Kumanovës po përballet me mungesë të stafit, sepse disa nga punonjësit ishin të infektuar.

“Ne kemi ndihmuar me mjekët dhe stafin mjekësor. Madje edhe kur kishte mungesë të stafit, spitali bëri një punë të mirë”, tha Filipçe./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjashtë viktima dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Exit mobile version