Site icon Telegrafi

Filipçe nesër në takim me Trupin koordinues, do të diskutojnë për planin për vaksinim kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nesër do të ketë takim pune me Trupin koordinues për vaksina kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit KOVAKS, që pritet në mënyrë globale të sigurojë vaksinat.

Nga ministria thonë se në takim do të shqyrtohet strategjia për imunizim me vaksinat kundër COVID-19, si dhe distribuimi, kategoritë e qytetarëve që do të vaksinohen së pari dhe procedura e vaksinimit.

“Në takim gjithashtu do të shqyrtohet përvoja e vendeve evropiane në pjesën e përgatitjeve për vaksinim, pas çka opinioni do të informohet për planin operativ për vaksinimin kundër COVID-19”, thonë nga MSH.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që e ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 dhe nga java e ardhshme do të fillojë gjithçka./Telegrafi/

Exit mobile version