Telegrafi

Filipçe: Në Ligjin për kreditin nga Hungaria ka korrupsion të madh

Ligji hungarez i huasë i shpallur nga Qeveria është një projekt i madh korrupsioni për të cilin do të paguajnë interes nga brezat e ardhshëm, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

“Fatkeqësisht, më duhet të them se korrupsioni në këtë ligj shihet nga aeroplani. Domethënë, si kurrë më parë një kompani që do të jetë përgjegjëse për komisionet cakton bankën hungareze që i jep paratë, ky nuk ka qenë asnjëherë skenar dhe ka nuk ka ndodhur kurrë ne vendin tonë. Sa herë që kishte një shtëpi ndërkombëtare, ajo themelohej, njihej dhe sigurohej nga shteti për të mbrojtur veten. Tani dikush tjetër na thotë se cili avokat dhe cila firmë do t’i marrë ato komisione.

Për fat të keq, mendoj se është një projekt i madh korruptiv që posa të legalizohet, gjegjësisht të hyjë në procedurë ligjore, breza e breza do të vazhdojnë të paguajnë kamatë”, tha Filipçe.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarit, Filipçe ka theksuar se është shqetësues edhe fakti që Qeveria e fshehu këtë ligj nga opinioni dhe tani po zbatohet në procedurë të shkurtuar./Telegrafi/