Telegrafi

Filipçe: Në çerdhe dhe shkolla duhet të pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Gjatë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Izraelit në Maqedoni dhe Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, ministri Venko Filipçe theksoi se si pasojë e rasteve të fruthit në të ardhmen duhet të pranohen nëpër çerdhe dhe vetëm fëmijët e vaksinuar.

“Absolutisht, në mënyrë kategorike do të jemi në qëndrimin se fëmijët në çerdhe dhe nëpër shkolla duhet të pranohen vetëm të vaksinuar, sepse askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tjerë të vaksinuar”, theksoi Venko Filipçe.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dje është mbajtur konferencë për shtyp, me rastin e gjendjes aktuale pas paraqitjes së disa rasteve të fruthit.

Në konferencën u njoftua se nga kontrollet në terren është konstatuar se në Shkup gjithsej të pavaksinuar janë rreth 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare./Telegrafi/