Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se në Qeveri ka qëndrime kontradiktore për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për një seancë parlamentare ku kryeministri Mickoski duhet të deklarojë se planet e qeverisë për përparimin e vendit.
Filipçe konsideron se qëndrimet e kundërta të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani janë konfirmim i paaftësisë së Qeverisë për të ofruar një plan të qartë për procesin e integrimeve evropiane të vendit.
“Ka shumë njoftime nga kryeministri për një lloj mbështetjeje nga disa vende, për ndryshimin e kornizës së negociatave, diçka që gjoja do të përmirësonte pozicionin tonë në procesin e integrimit evropian. Por gjithçka është e mbuluar me mister dhe ne nuk dimë asnjë detaj.
Kryeministri këtë e ka për detyrë ta njoftojë fillimisht Kuvendin, deputetët e popullit dhe më pas qytetarët. Ta dimë, tani që e ka ndalur në mënyrë të njëanshme rrugën e integrimit europian, diçka që e konsideroj dhe do ta përsëris, nuk ka të drejtë, as politike, as etike, morale, përkundrazi ka detyrim ndaj qytetarëve që ta vazhdojë atë rrugë që pritet nga shumica dërrmuese e qytetarëve dhe e vërtetuar nga mbështetja e madhe e qytetarëve në të gjitha sondazhet e deritanishme. Është vendi ku diskutohet”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
“Më vjen keq që ministri i tij Murtezani e ka demantuar në njoftimet e tij dhe ka deklaruar se gjoja ka mbështetje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar. Vetë ministri tha se nuk ka humor për një punë të tillë në asnjë vend të BE-së”, tha Filipçe./Telegrafi/