Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sot vizitoi spitalin “Shën Erzamo në Ohër”, tha se tani për tani nuk ka vendim për masa kufizuese në kufij, megjithëse, siç theksoi ai, këtë javë do ta diskutojë me anëtarët të Komisionit për Sëmundjet Infektive.
Ai theksoi se në Maqedoni është në procesin e vaksinimit, kryesisht sepse nuk ka informacion mbi ashpërsinë e pasqyrës klinike tek ata të infektuar me variantin e virusit delta.
“Ajo që është ende e panjohur, dhe jemi në pritje të njoftimeve, të fundit janë në disa revista britanike për faktin se ka pasur shumicën e rasteve, janë informacionet që na duhen në lidhje me ashpërsinë e pamjes klinike të pacientëve, domethënë për të parë se si i prek ky virus njerëzit që janë ose nuk janë vaksinuar. Kjo është arsyeja pse rekomandojmë vaksinimin, është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të vaksinohen, sepse pas këtij mutacioni mund të shfaqet një tjetër”, tha Ministri.
Minsitri tha se do të diskutohet nëse diçka duhet të rekomandohet për sa i përket kritereve të hyrjes në kufij, megjithëse shohim që shumë vende në rajon, megjithëse kanë disa masa kufizuese, për shembull Greqia, ka një rritje të rasteve të reja./Telegrafi/