Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se mjekët do të mund të operojnë edhe në spitale private edhe në ato publike.
Me Propozim-ndryshimin e ri të Ligji për mbrojtje shëndetësore, siç thotë Filipçe, mjekët nëse është e nevojshme do të mund të udhëtojnë edhe në qytet tjetër për ta dhënë shërbimin e tyre mjekësor.
“Mjeku nuk do të kufizohet të punojë vetëm në një spital ku punon, por ekspertiza e tij, dijen dhe shërbimin do të mund ta çojë nëpër gjithë shteti, gjithkund ku ka nevojë”, thotë Filipçe.
Ministri shton se pacientët tashmë nuk do të udhëtojnë nga qytetet tjera për në Shkup, por do të vijnë mjekët dhe se pacientët janë në rend të parë.
“Po bëjmë gjithçka për ta përmirësuar shëndetin e pacientëve”, shkroi Filipçe./Telegrafi/