Telegrafi

Filipçe: Mjekët e rinj në mënyrë aktive të kyçen në të gjithë proceset e sistemit shëndetësor

Mjekët e rinj janë në fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në rrjedh janë aktivitetet e vazhdueshme për të përmirësuar statusin e tyre, cilësinë e arsimit dhe kushtet në të cilat ata punojnë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin e sotëm me anëtarët e disa shoqatave të mjekëve të rinj dhe të specialistëve.

“Me ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, këtë vit për herë të parë në vendin tonë, çdo mjek i ri fiton mundësi për t’u angazhuar në sistemin e shëndetit publik. Kjo do të thotë që çdo mjek që e përfundon praktikën dhe do të marrë leje për punë do të përfshihet në sistemin e kujdesit shëndetësor, do të paguhet për punën e tij dhe do të fillojë të fitojë përvojë në ambulanca, pikat e vaksinimit dhe në sistemin për kujdes patronazhi”, theksoi Filipçe.

Siç thuhet në deklaratë me këtë reformë, mjekët e rinj fitojnë mundësi që të marrin përvoja, të paguhen për punën e tyre dhe fitojnë mundësi për t’u punësuar menjëherë pas përfundimit të praktikës.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se kujdesi për specialistët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ministria e Shëndetësisë është gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë aktorët dhe palët e interesuara në sistemin e kujdesit shëndetësor./Telegrafi/