Site icon Telegrafi

Filipçe: Mjek nga BE-ja do të vijnë të trajnojnë mjekët tonë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për shëndetësinë në vend dhe trendin e ikjes së mjekëve në vendet e BE-së.

Ai tha se në Klinikën e re Universitare do të kërkojnë që mjekët nga BE të vijnë dhe t’i trajnojnë mjekët e vendit tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë partner, i cili do të jetë nga Spitali Universitar i BE-së, me qëllim që ekspertët të dërgojnë mjek të cilët në Maqedoni do t’i trajnojnë mjekët tonë. Tanimë jemi në bisedime me një spital nga Gjermania, që mjekët e tyre të vijnë tek ne për trajnime”, tha Vilipçe.

Ndërsa në lidhje me ikjen e personelit shëndetësor në vendet e BE-së, ai tha se në kuadër të planeve ekonomike të qeverisë kanë planifikuar rroga më të mëdha për personelin mjekësor, me çka sipas tij, kjo do të ndikonte në motivimin e tyre të qëndrojnë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version