Telegrafi

Filipçe: Kulmi i pandemisë ka qenë javën e kaluar, tani numrat po stabilizohen

“Epidemia e ka arritur kulmin javën e kaluar, tani numrat po stabilizohen. R-faktori i transmetimit është 1”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se përkrah numrit të rasteve të reja, rritet edhe numri i personave të shëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me kapacitetet spitalore, Filipçe tha se ka shtretër të lirë.

“Koordinimi është i përditshëm me drejtorët e të gjitha spitaleve në shtet, ndodh që ndonjë pacient të vjen pa paralajmërim dhe të krijohet nervozë tek familjarët, por kjo menaxhohet në baza ditore”, tha Filipçe.

Në lidhje me rastet e vdekjeve, ai tha se numri rritet edhe në nivel global, duke përmendur 81 përqind në Evropë dhe Amerikë./Telegrafi/