Telegrafi

Filipçe: Komisioni propozon që të ketë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni

“Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar deri tek qeveria që gjatë fundjavës ora policore të fillon nga ora 19:00 ditën e shtunë e deri në ora 05:00 ditën e martë”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tha se ky propozim është përcaktuar në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, për të cilin vendimi përfundimtar duhet të merret nga Qeveria.

“Vlerësimet janë që përqindja më e madhe e rasteve të reja me Covid-19 ditëve të fundit janë nga tubime private dhe familjare. Për shkak të mosrespektimit të masave, vlerësohet se vetëm hapa të tillë rigorozë mund të kenë efekt. Për të gjitha kufizimet e tjera, të tilla si hapja e institucioneve hotelierike ose heqja e orës policore, qeveria do të vendos javën e ardhshme”, tha Filipçe./Telegrafi/