Site icon Telegrafi

Filipçe: Kjo qeveri nuk është reformiste, Mickoski paralajmëron kontroll dhe partizim të gjyqësorit

“Mickoski për vetëm 100 ditë tashmë po shpalos planet për kontroll të plotë të gjyqësorit, kjo nuk është qeveri reformiste”, tha sot kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në një tubimin partiak në fshatin Sellcë, Prilep.

“Mickoski thotë se nëse rezultatet e hetimeve në gjyqësor nuk janë sipas pritjeve të tij, ai do të propozojë “njerëzit e tij” për të gjitha pozitat në gjyqësor. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ai tashmë po mendon për partizim të gjyqësorit, se po mendon se si ta heq atë që e keni fituar me shumë vështirësi – lirinë dhe demokracinë”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së, Filipçe, theksoi se deklaratat e tilla janë shqetësuese dhe në fakt zbulojnë planet e Mickoskit për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

“Në vetëm 100 ditë, Mickoski tashmë po zbulon planet e tij për kontroll të plotë të gjyqësorit. Kjo nuk është një qeveri reformiste. Kjo është një qeveri që dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës dhe represionit”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Në të njëjtën kohë, Filipçe theksoi se për 100 ditë OBRM-PDUKM në vend që të reformojë institucionet siç kanë premtuar, kanë krijuar ministri të reja dhe shpenzime shtesë për qytetarët.

Exit mobile version