Telegrafi

Filipçe kërkon kompani private për ambulancat e Ndihmës së Shpejtë (Foto)

Sektori privat duhet të financojë dhe menaxhojë ndihmën mjekësore emergjente dhe vizitën në shtëpi. Përmes partneriteteve publiko-privat, Ministria e Shëndetësisë po përpiqet të përmirësoj gjendjen e dobët në të cilën gjenden këto dy shërbime. Konkursi është publikuar para disa ditëve në Byronë e blerjeve publike për përgatitjen e një studimi fizibiliteti, ndërsa njoftimi vlen deri më 14 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Ministrinë e Shëndetësisë sqarojnë se këtë lëvizje me faktin se shëndeti publik në vitet e fundit ka treguar rezultate të dobëta në menaxhimin e Asistencës Mjekësore Emergjente.

“Për momentin po kërkojmë mënyra për të përmirësuar situatën. Në veçanti, modeli i partneritetit publik-privat funksionon në Itali. Për këto arsye, ne kemi vendosur të kryejmë një studim fizibiliteti për të shqyrtuar mundësitë në ambulancën e shpejtë në Maqedoni. Studimi i fizibilitetit do të tregojë nëse ky model do të jetë i mundur ke ne, “thanë për “Nova” nga zyra e ministrit Filipçe.

Partneriteti publiko-privat është një proces afatgjatë që mund të zgjasë deri në 30 vjet në mënyrë që personi privat të mund të kthejë paratë dhe të bëjë një fitim./Telegrafi/