Site icon Telegrafi

Filipçe: Katër prej të prekurve nga fruthi janë lëshuar në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se katër nga të prekurit me epideminë e fruthit janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa dy prej tyre akoma janë të hospitalizuar dhe se po priten rezultate nga analizat e gjakut.

Në lidhje me analizat që janë bërë për cilësinë dhe afatin e vaksinave, Filipçe tha se është konstatuar se vaksinat janë të sigurta dhe me afat të vlefshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk duhet të hapet panik dhe të ketë dyshime rreth cilësisë së vaksinave. Kemi kontaktuar me kompaninë përgjegjëse për transportin e vaksinave dhe nuk do të lejojmë që të lëkundet besimi në sistemin shëndetësor. Po punojmë për ta përmisësuar imazhin dhe të largojmë dyshimet”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai tha se edhe më tej si ministri do të angazhohen për cilësinë e vaksinave, si dhe ilaçeve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version